Protesta e pedagogëve për rritjen e pagave ishte pjesë e debatit të sotëm në emisionin “Open” në News24.

Aleksandër Kovaçi, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë tregoi me shifra konkrete se sa janë pagat sot të pedagogëve teksa theksoi se nuk ka fonde për kërkim shkencor. Ai deklaroi se profesorati po largohet çdo ditë dhe po shkon te privati.

Sipas tij, më datë 20 të muajit pedagogët nuk kanë më para për të vazhduar muajin.

Pedagogu Aleksandër Kovaçi: Një profesor, titulli më i lartë akademik në Shqipëri merr 96 mijë lekë të reja, 960 mijë lekë të vjetra, pra një profesor që ka 40 vjet punë. Me 960 mijë lekë nuk pranon një student i informatikës me hy sot në punë. Profesori i asociuar që jam dhe unë, merr 840 mijë lekë të vjetra, që kam 28 vite punë, bashkë me këto vjetërsitë e famshme. Doktori, merr 760 mijë lekë. Lektori, 660, kurse asistenti 595 mijë lekë të vjetra, futesh ti në universitet. Pra, një lektor i cili ka mbaruar shkëlqyeshëm, një asistent që ka mbaruar shkëlqyeshëm në informatikë, në fakultetin e Teknologjisë së Informacionit te ne hyn profesor me 500 mijë lekë të vjetra.

Sa ka investuar kryeministri për kërkimin shkencor që pedagogët të marrin para nga kërkimi shkencor. Është kryesore kjo. Në Shqipëri harxhohet 0.04 % e GDP-së, kërkojmë 0.3% të GDP-së, më pak se Maqedonia e Veriut që e ka 0.4%. Nuk kemi rëndë dakord. Ora mësimore në universitet…S’do dalim në Pazar të gjejmë lekët. Unë do punoj te studentët. Jam profesor i një institucioni shtetëror. Unë në privat punoj nga halli se nuk më del rroga. Me 840 mijë lekë nuk ke mundësi as të jetosh, sa është inflacioni sot. Më datë 20 çdo pedagog nuk ka para të vazhdojë muajin.

Thelbësore të kuptojmë që profesorati po largohet çdo ditë, shkon te privati. Profesoresha që ishte sot e ka ofertën nga privati 2 mln lekë, pse të vijë me 550 mije lekë. Projektet duhet të vijnë që të merren dhe kryeministri sa ka projekte. Se kërkimi shkencor është projekti.

S’ka fonde për kërkimin shkencor. Pedagogët në Shqipëri janë heronj. Është i vetmi vend i botës që me zero kërkim shkencor kërkohet produkt, unik. As në Afrikë nuk ka kështu. Pa imput nuk ka output, është çështjes ekonomike dhe çështje fizike. Ndaj ne themi duhet sezbën një rritje cilësore.

Alimehmeti: Nëse ne themi punë të dytë, universitet privat, bën dhe një punë tjetër, këto janë punë të dyta, ne diskutojmë punë të parë, se ç’do bëjmë ne, do punojmë dy turne, kjo është çështje tjetër. Këtu ka një kontratë, për këtë kontratë po flasim. Nëse do ia heqësh familjes dhe jetës tënde dhe 4 orë pasdite, patjetër mund ta bësh. Kujt t’ia heqësh kohën, energjinë dhe cilësinë. Masiviteti i protestës ishte 3-fish më i lartë se e para.

Kovaçi: Ne ramë dakord që universitetet e rretheve të mos jenë në Tiranë për arsye se është shpenzim. Ata erdhën me përfaqësi. Kryeministri bëri një aktivitet në kohën e protestës bashkë me ministren e Arsimit, ka vajtur me lista me detyrim në mënyrë qesharake, bëri një antimiting. Nuk i shkoi kush, vajtën ata që marrin 2-3 rroga në borderotë e qeverisë.

Unë jam bërë profesor i asociuar pa asnjë lekë nga shteti. I kam paguar në kurriz të familjes sime. Në botë paguhet vetëkërkimi, jo botimi. Që ta prodhosh një material paguhet, pastaj që ta botosh paguhet sërish. Doktoraturat bëhen me vetëfinancim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb