Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, në lidhje me deklaratat që ky i fundit ka bërë në “Twitter”, ku ka theksuar se në qeverinë e tij, nuk do të ketë vend për kryeministrin aktual të Shqipërisë.

Rama, po nëpërmjet “Twitter-it”, ka nënvizuar se shqiptarët duan bashkim, duan të që të punojnë për ta dhe ekonominë e tyre, duke lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë dhe konfliktit deri në absurd. Në fund të shkrimit Rama i drjton liderit demokrat pyetjen: “Po pse ti jo?”.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan Rama.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: