Vëllai i Xhemal Lokut, i cili dyshohet se ka çuar gruan e tij drejt vetëvrasjes, ka folur ekskluzivisht në emisionin me “Me Zemër të Hapur”, me autore dhe moderatore Evis Ahmeti.

Ai ka deklaruar se akuzat ndaj vëllait të tij nuk janë të vërteta dhe se ai nuk e ka dhunuar të shoqen, dhe madje i ka dhënë kurajo për çështjen e Tik Tok-ut. Sa i përket deklarimeve të fëmijëve të çiftit se babai e dhunonte, ai thotë se fëmijët kanë mashtruar pasi janë kërcënuar nga dajat e tyre për të bërë këto akuza.

“Nuk janë të vërteta çfarë kanë deklaruar ata. Nuk mundem tani të shprehem shumë. Të drejtat e njeriut janë që vëllai im nuk ka dhënë as nuk ka vrarë nusen e vet, se nuk është nga ata njerëz. Unë jam taku thuajse për ditë me kunatën dhe vëllanë”, tha ai.

“Vëllai im për shkakun e Tik Tok i ka dhënë kurajo. Unë kam dhe shumë më shumë, që do flas, pres të mbaroj punët e mia dhe do kërkoj të drejtat e mia.

Kam qenë në dijeni të historisë së Tik Tok, i fundit që e kam marrë vesh. Më ka marrë ish-kunata ime, i fundit që më kanë marrë dhe më kanë thënë që të shkojmë në komisariat. Kam shku kur ata kishin deklaruar diçka më përpara. Dyshimin e ka pasur të kushërira e saj që ia kishte hapur. Kanë pasur një farë konflikti. Por nuk i njoh ata, nuk jam dot më shumë informacione.

Marrëdhënia mes vëllait dhe nuses ka qenë shumë e mirë.

Deklarata e fëmijëve… Kanë mashtruar, i kanë kërcënuar dajat e tyre. Kam qenë prezent kur kanë deklaruar fëmijët, por s’më kanë lejuar të futem brenda. Por daja i tyre ka qenë brenda në polici dhe i ka kërcënuar me fjalë të rënda, dhe policia e di shumë mirë. Se unë isha jashtë komisariatit dhe i dëgjoja zërin. Kanë tentu të më dhunojnë dhe mua. Mund t’i shikoni dhe videot. Deklarata janë akuza, unë garantoj se janë akuza”, tha ai për News24.

“Para ngjares situata e të ndjerës ka qenë e qetë. Me aq sa kam kuptuar dukej e qetë. Nuk më është ankuar. Thjesht ka pasur problemin e vetë. Nga sa kam dëgjuar nga TikTok, ajo ka parë një video para se të vriste veten. Familjarët e saj ka kanë kërcënuar. Kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: