Filmi “Arbëria” është një film, i cili u kushtohet arbëreshëve të Italisë. Ky film së shpejti do të fillojë të shfaqet në platformën e filmave “Netflix”.

Francesca Olivieri është regjisorja dhe skenaristja e këtij filmi.

“Arbëria” trajton jetën e arbëreshëve në Itali, ku Aida Greco, një stiliste e njohur, është protagonistja e këtij filmi.

Me vdekjen e babait të saj, ajo kthehet në fshatin ku lindi, i vendosur midis Kalabrisë dhe Bazilikatës.

Vazhdimi është një ballafaqim brezash tërësisht femëror, i cili do ta lejojë Aidën të përballet me distancën e krijuar ndër vite mes vetes dhe komunitetit, të cilit i përket.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb