Aktori holivudian Sean Penn, 61-vjeç, i cili në fillim të konfliktit ndodhej në Ukrainë për të bërë një dokumentar dhe më pas u detyrua të ikte më këmbë drejt kufirit polak për shkak të përkeqësimit të situatës, theksoi se është i vetëdijshëm se për momentin nuk di çfarë t’i ofrojë popullit ukrainas përveçse të luftojë përkrah tyre.

“Nëse keni qenë në Ukrainë mendja juaj do të pyesë instiktivisht se në çfarë shekulli jetojmë”, shtoi aktori holivudian.

”Isha në një stacion shërbimi në Brentwood (në shtetin e Nju Jorkut) një ditë më parë dhe mendova të marr armët kundër Rusisë? Çfarë po ndodh kështu?”, shtoi i irrituar ai.

Aktori rrëfen se gjatë qëndrimit në Ukrainë i kishte shkuar nëpër mend të qëndronte në Ukrainë vetëm me një pushkë në dorë dhe pa jelek antiplumb, sepse do të ishte më mirë t’ia jepte një civili ose një luftëtari me përvojë.

Penn kujtoi gjithashtu takimin me presidentin Zelensky, një ditë para pushtimit rus, dhe se ishte me të një ditë gjatë konfliktit, duke e përshkruar si shumë emocionues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb