Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, pritet të dalë gjatë së hënës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca pritet të zhvillohet rreth orës 13:30 minuta në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe masa edhe biznesmenin Fatmir Bektashi.

Ata janë vënë nën akuzë për të ashtuquajturën e afera e ish-kompleksit Partizani. Ende nuk dihet se si do të vijojë procesi për Sali Berishën për shkak se mban mandatin e deputetit. Në Gjykatën e Posaçme nuk ka vajtur procesverbali për njoftimin e Berishës nga Oficeri i Policisë Gjyqësore. Ndërkaq,

Berisha ka refuzuar takimin me agjentët e policisë së Shtetit të cilët shkuan në selinë e Partisë Demokratike. Ndaj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb