Ndërsa njoftoi shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive edhe me tre muaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i ftuar në studion e lajmeve, në News 24, foli edhe për garancinë sovrane.

Ai tha se është ende në proces garancia e parë sovrane për pagat dhe se bankat kanë reaguar në mënyrë proaktive.

“Bankat kanë procedurat e tyre. Kjo ka qënë një periudhë stresuese si për klientët ashtu edhe për bankat. Klientët me të drejtë duan procesim më të shpejtë, por edhe bankat kanë reaguar në mënyrë proaktive.

Garancia e parë sovrane për pagat është akoma në proces. Me shifrat e javës së fundit janë 35 mln euro kredi të lëvruara. Kemi edhe 350 raste të tjera në procesim. Bankat kanë kriteret e tyre të riskut, duan një procedurë dhe kohë të caktuar.Duhet të ruhet edhe gjendja e stabilitetit financiar. Ne kemi ndërhyrë që ato të ndihmojnë bizneset.

Sa për parashikimin e situatës ekonomike, Sejko tha se pandemia ka goditur të gjitha vendet e Botës, të cilat do kenë rënie ekonomike gjatë 2020, rrjedhimisht s’mund të bënte përjashtim Shqipëria.

“Ne jemi duke bërë parashikime, 2020 do ketë rënie të fortë ekonomike pasi të gjitha shtetet janë mbyllur, izoluar për shkak të pandemisë. Kjo ka ndikuar në ekonomi. Shiftar e rënies janë të thella edhe nga vlerësimet e bëra nga FMN dhe BB deri në -9 apo në -10 përqind në vende të zhvilluara. Ne parashikohet të kemi një rënie -6 %. Në 2021 do jetë vit i ringritjes ekonomike. Kjo rënie do rikuperohet në vitin e ardhshëm”,- sqaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: