BRITANI– Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, i ka bërë thirrje Presidentit amerikan Donald Trump, që të mos e braktisë marrëveshjen bërthamore me Iranin duke u shprehur se do të bëjë gabim nëse largohet.

Boris Johnson ndodhet në Uashington në përpjekje për të bindur SHBA-në të vazhdojë të jetë pjesë e marrëveshjes, e cila sipas Britanisë dhe aleatëve të saj europianë e ka bërë Iranin të kufizojë aktivitetin bërthamor në shkëmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Vendet pjesëmarrëse në marrëveshje kanë kohë deri më 12 maj që të bindin Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja. Ai e ka cilësuar paktin në fjalë si të çmendur.

Britania, Franca dhe Gjermani ka punuar me javë të tëra për të bindur trupin të mos braktisë marrëveshjen e cila u arrit në kohën që presidenti i SHBA-së ishte Brack Obama. Pjesë e këtij pati është edhe Rusia me Kinën.

Sakaq, presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, është shprehur se “nëse Shtetet e Bashkuara largohen nga marrëveshja, do të pendohen si kurrë më parë në histori”.

Presidenti Trump ka thënë se do të tërhiqej nga marrëveshja nëse nuk bihet dakord për disa amendime, ndër të cilat edhe kufizimi për programin e raketave balistike që Irani i konsideron si një program mbrojtjeje. President francez Emmanuel Macron paralajmëroi se mund të ketë luftë në rast se SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja me Iranin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb