Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka theksuar se negativisht tek amnistia fiskale mund të ndikojë fenomeni ‘cash’.

Sipas tij gjithë biznesi i vogël apo restorante e lokale punojnë ‘cash’ por që amnistia fiskale të jetë e mirë duhet që këto fenomene mos përsëriten dhe për këtë duhej garanci.

Por Brumbulli thotë se amnistia fiskale varret nga periudha nëse është e mirë apo e keqe por momentalisht ekonomia shqiptare është ‘cash’.

”Amnistia fiskale, nuk e ndajmë dot është e mirë apo e keqe. Ekonomia jonë është cash, 1/5 është jashtë bankave. Shumica e njerëzve përdorin cash. Dhe kjo e vështirëson shumë këtë.Që të ndërmerret, përgjigjia e parë është që nga ky moment nuk duhen përsëritur këto fenomene, cash-i dhe kanalet zyrtare. Në Greqi ka funksionuar por jo plotësisht. Mendimi im është që a jemi gati që nesër nuk do ndodhë nesër? Me gjithë këtë cash që kemi ne, prap ne ngelemi tek cash-i. Gjermania vetëm vitin e kaluar balancoi 50- 50. Suedia deri në 2023 do që të jetë vendi i parë që nuk përdor cash. Ekzemplar dmth. Nuk na garanton pra që nuk do përsëriten këto fenomenet cash.Administrativisht çfarë garantojmë ne. Biznesi i vogël punon cash. Restoranti. Nuk është rasti për ta bërë këtë. Por edhe ndërtimin e kemi me shumë evazion. Nuk është më kollaj të futësh para për shit-blerje.”- tha Brumbulli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb