Zyrtarët e doganës malajziane deklaruan se kishin kapur 16 tonë pilula me vlerë më shumë se një miliard dollarë në portin kryesor të vendit, në atë që ata thanë se ishte trafiku më i madh i drogës në vend.

Në një deklaratë, Departamenti i Doganave Mbretërore të Malajzisë tha javën e kaluar se “gjeti afërsisht 94,8 milion pilula ‘Captagon’ të dyshuara për përmbajtjen e ilaçeve të llojit amfetaminë me një peshë të përafërt prej 16 tonësh dhe vlerësohet 1,26 miliardë dollarë”.

Departamenti i doganave theksoi se kjo sasi ishte “kapja më e madhe e drogës e regjistruar ndonjëherë”.

”Droga po transportohej nga Lindja e Mesme drejt Azisë Lindore”, sipas drejtorit të përgjithshëm të departamentit, Abdul Latif Abdul Kadir.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: