Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e cilëson operacionin që çoi në sekuestrimin e 400 kg kokainë një tjetër dëshmi të suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës.

Në një postim në “Facebook”, Çuçi shkruan gjithashtu se tregon besimin e partnerëve tek policia shqiptare.

“Goditja e kontrolluar e grupit kriminal që tentoi të trafikonte rreth 400 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Kosovë, është një tjetër dëshmi e suksesit të luftës së përbashkët kundër trafikut të drogës dhe provë e besimit të lartë të partnerëve te Policia e Shtetit. Hetimi profesional dhe intensiv mes disa shteteve na çoi në shkatërrimin e një rrjeti të fuqishëm në fushën e narkotikëve. Kjo është një luftë e vazhdueshme, që do të pasohet nga operacione të tjera dhe goditje si kjo e fundit, për ta bërë Shqipërinë dhe rajonin një vend më të sigurt”, deklaron Çuçi.

Cuci Fb
Cuci Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb