DURRES

Autoritetet shqiptare kanë sekuestruar sot në Portin e Durrësit një sasi të madhe parash.

Në lidhje me këtë ngjarje, gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për “News 24” e “Balkanweb” se janë sekuestruar afër 2 milionë euro.

Gazetarja shprehet se paratë ishin vendosur në 5 qese, ndërsa shton se në pranga ka përfunduar drejtuesi i kamionit. Pikërisht, drejtuesi i kamionit kishte bërë disa rrugë nga Bari në Durrës, ndërsa ka dyshime se në këtë linjë bëhej trafiku i parave.

Po ashtu, policia ka shoqëruar disa persona, për t’i marrë në pyetje për këtë ngjarje.

Autoritetet pasi kanë pasur dyshime kanë sekuestruar 5 qese me para, kryesisht valutë. Dihet se deri tani është arrestuar drejtuesi i kamionit që është nga Tirana.

Janë shoqëruar dhe po merren në pyetur disa persona, ndërsa paradtë dyshohet se vijnë nga Bari. Muajt e fundit shoferi i kamionit ka bërë shumë lëvizje nga Italia dhe Shqipëria. Janë kapur rreth 2 milionë euro.

Kjo është një sasi e madhe e parave e sekuestruar. Kjo është shuma më e madhe pas Toyota Yaris. Mund të jetë rrjet i trafikut të parave”, u shpreh gazetarja.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb