TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në pranga  dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë nga operacioni i koduar “Ndjekia”.

Sakaq, Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë  ka arrestuar Fatmir Bishanaku, 49 vjeç, Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Këta persona kryenin aktivitet të jashtëligjshëm të mallarave kontrabandë, duke iu shamngur akcizës doganore. Nga ky aksion, janë sekuestruar, një makinë, para si dhe disa  cigare.

Sipas policisë, shtetasja me iniciale,  E.P, 32 vjeçe dhe banuese në Tiranë , është proceduar penalisht, ndërkaq në bashkëpunim  këtë persona bënin shmangien e pagesës së akcizës në pikat doganore.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndjekia”. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë. Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Sekuestrohen 4100 copë paketa cigare dhe një shumë e parash.

Pas një pune disa mujore, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  u finalizua  operacioni policor i koduar “NDJEKIA”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

– Fatmir Bishanaku,49 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

– Xhevahir Likaj, 26 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Muriqan Shkodër.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasja:

– E. P,  32 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjesshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës dhe tregtim transportim i mallrave që janë kontrabandë”, të parashikuara nga nenet 178/3 dhe 172/2 të Kodit Penal.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 4.249.000 lekë të vjetra

– 400 euro

– automjet i markës “Mercedez Benz”

– 4100 paketa

– 2 aparate celular

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet, akcizë ose pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregëtim transportim i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shkelje të Drejtave e Pronësisë Industriale”, të parashikuar nga nenet 178/3, 149/a dhe 172/2 të Kodit Penal

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb