Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi në apartamentin e tij janë gjetur 7 kg drogë. Sipas mediave italiane, droga u zbulua nga policia në apartamentin e të riut shqiptar, të fshehur në murin e banesës në lagjen “Madonna di Campagna” në Torino.

I riu i hapi vetë derën policëve që i kishin shkuar shtëpi, të cilët menjëherë vunë re një pako hashash dhe disa doza kokaine në një tavolinë në dhomën e ndenjjes dhe në kuzhinë, si dhe peshore e materiale për paketimin e dozave.

Më shumë kokainë dhe substanca për përzierjen u gjetën në komodinën e dhomës së gjumit. Agjentët më pas konstatuan se brenda një zgavre në murin e dhomës së gjumit, të mbuluar nga një pllakë e batiskopës, ishin fshehur 22 pako me hashash dhe një me kokainë.
Në total u sekuestruan 636 gram kokainë dhe 6.35 kg hashash. I riu shqiptar, i papunë dhe ilegalisht në Itali, u arrestua për posedim me qëllim shpërndarjen të lëndëve narkotike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: