MAQEDONI- Pas debatit të sotëm parlamentar mbi implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka reaguar edhe Lëvizja për Reforma në PDSH e udhëhequr nga Ziadin Sela.

Në një reagim me shkrim thuhet se këto 14 vite kanë qenë dëshpëruese për Marrëveshjen e Ohrit dhe shqiptarët, shkruan “Koha.net”.

Partia e Selës ka akuzuar BDI-në dhe partinë shqiptare në opozitë të cilën e quajnë si “Partia e Menduh Thaçit” se janë peng i hipotekave të tyre te Gruevski.

“Është ky një debat i pakuptimtë mes deputetësh shqiptarë të cilët, të parët, ata të BDI-së, kanë dëshmuar se nuk kanë potencial dhe kapacitet të implementojnë Marrëveshjen, dhe të dytët ata të PDSH-së po dëshmojnë se nuk kanë kapacitet të zhvillojnë debat me fakte dhe argumente, dhe si të tillë nuk kanë potencialin e nevojshëm për të qenë vetvetja”, thuhet në reagim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb