ARGJENTINE

Imazhet e Diego Armando Maradonas të vdekur përfundojnë në mediat sociale. Vajzat e kampionit të futbollit, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë pas një arresti kardiak,e dinin për rrezikun dhe i kishin detyruar të gjithë ata që i afroheshin trupit, përfshirë policët, të linin celularët e tyre.

Por punonjësit e agjencisë së varrimit e injoruan urdhin dhe u kthyen në shtëpinë e tyre me “trofeun” makabër. Ishte agjencia funerale, ‘Funeraria Pinier’ ajo e cila u mor me të gjithë ceremoninë e varrimit të legjendës së futbollit botëror.

I pari që u identifikua është Diego Molina, i cili u pushua nga puna, ndërsa për dy të tjetër është çështje kohë që të identifikohen e të pushohen nga puna raportojnë lajmet nga Argjentina.

Për këtë akt të turpshëm ka reaguar dhe avokati i familjes së Maradonas Matias Morla, i cili e ka quajtur kafshë Diego Molinan dhe ka kërcënuae se do ta çojë çështjen në gjyq dhe të gjithë do të paguajnë për veprimin e tyre.

Qindra mijëra argjentinas iu bashkuan homazheve për idhullin e tyre Diego Armando Maradona, përpara se legjenda t’i drejtohej banesës së fundit. Arkivoli i ish-futbollistit u vendos, për orë të tëra, në Pallatin Presidencial në Buenos Aires, atje ku një numër i pafundmë njerëzish brohoritën ose thjesht i kaluan pranë duke e vështruar për herë të fundit.

Gjatë pasdites, Maradona u përcoll drejt banesës së fundit, rrugëtim i cili nuk mund të mos ndiqej nga mijëra njerëz.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb