Sëmundja e mbretit Charles u kap në fillesat e saj, tha kryeministri britanik Rishi Sunak teksa i uroi monarkut shërim të plotë.

Mbreti Charles, 75 vjeç, po përballet me trajtim për kancerin pasi mori një diagnozë tronditëse gjatë shtrimit te fundit ne spital për shkak te prostatës së zmadhuar. Ai ka shtyrë të gjitha detyrat e tij publike dhe ka filluar kujdesin mjekësor në Londër nën mbikëqyrjen e ekipit të tij të specializuar të mjekëve. Sunak tha se ai mbeti “i tronditur dhe i trishtuar” kur iu tha për diagnozën. Kryeministri britanik u shpreh per BBC se“Të gjitha mendimet tona janë me të dhe familjen e tij.

Fatmirësisht, kjo është kapur herët”. Sunak tha se shpresonte që Mbreti Charles “të marrë trajtimin që i nevojitet dhe të shërohet plotësisht… Unë sigurisht që jam në kontakt të rregullt me të dhe do të vazhdoj të komunikoj me të si normalisht” u shpreh kreu I ekzekutivit te Britanise se Madhe. Buckingham Palace njoftoi te hënën në mbrëmje se mbreti Charles, i cili mori fronin 17 muaj më parë, ishte me kancer.

Familja mbretërore ka kërkuar privatësi për gjendjen shëndetësore te monarkut britanik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb