*Dritan Hila: Ne lemë Moikom Zeqon rrugëve dhe ndërmjet turneve të tij promovues te pikturave, Rama gjen kohe te quaje shtypin “kenete”

TIRANË-Sëmundja e rëndë e Moikom Zeqos ka pushtuar debatin në rrjet. Ai vuan nga leuçemia kronike dhe për fatin e keq, nuk ka gjetur as vend në spital për t’u shtruar.

Këtë fakt e ka komentuar në rrjet edhe deputetja demokrate, Albana Vokshi.
“Për ministrin dhe drejtuesit e QSUT, është një turp i shtuar indiferenca për kurimin e merituar si për z. Moikom ashtu edhe për cdo shtetas tjetër që paguan taksa dhe nuk merr asnjë sherbim. Publicistit dhe studiuesit te njohur i uroj shërim sa më të shpejtë,” shkruan Vokshi.

Por, gruaja e Zeqos, Lida Miraj, është përgjigjur ashpër në FB.

“Më erdhi turp kur lexova mesazhin tuaj. A nuk ishte qeveria, të cilën përfaqësoni, që Moikom Zeqon e la pa punë, sapo mori pushtetin në vitin 2005, kur ai ishte në kulmin e krijimtarisë së tij, dhe mos harroni se ishte në moshën 55 vjeç”.

“Ju lutem, mos u shtirni sikur po u vjen keq, sepse nuk mund të shfrytëzoni këtë gjë për banalitete politike. Më e pakta që mund të bënit ishte të mbyllnit gojën e të kërkoni falje publike për veprimet e shëmtuara”.

Ndërkohë analisti Dritan Hila shkruan në FB:
“250 vjet perpara Caterina e II e Rusise kishte si kurator per Ermitazhin Denis Didero. Ishte beniamini i saj dhe i kishte lidhur pension. Si pasardhes ka Carin republikan Vladimir Putin. I cili eshte nje autoritarist shume serioz dhe ka ringjallur vendin e tij ne te gjithe aspektet. Ne shekullin e 21, Edi Rama ka si kurator te qeverise Fate Velaj dhe si pasardhes me shume gjasa Erion Veliaj. Ne lemë Moikom Zeqon rrugeve dhe ndermjet turneve te tij promovues te pikturave, Rama gjen kohe te quaje shtypin “kenete”. Zotërinj, nje Zot e di me sa siklet e them, por i bie që nëqoftese rusët janë barbarë, ne qenkemi ca më keq: jemi kot”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: