Në Serinë A italiane, dje u luajtën ndeshjet e fundit për vitin 2016-të. Rezultate surpizë, por edhe shumë të veçanta ka patur kjo javë e fundit. Ndër më pikantet ishte debutimi i 15-të vjeçarit të Genoas, Pietro Pellegri, por edhe Napoli që për vitin që po përgatitemi të lëmë pas, ka arritur kuotën e 101 golave të realizuar.

Sulmuesi i Genoas, Pietro Pellegri bëri historinë me debutimin e tij në Serie A në moshën 15 vjeç e 280 ditë. Ai barazoi rekordin e vendosur nga Amadeo Amadei me 2 Maj 1937 në ndeshjen Roma 2-2 Fiorentina.

Pas Moise Kean të Juventusit, Pellegri është lojtari i dytë i Serie A të sivjetshme i lindur ne mijëvjeçarin e ri, dhe i pari që ka lindur në 2001.

Janë shënuar 500 gola në 178-të ndeshje të Serie A deri më tani.

Fiorentina ka fituar vetëm një nga 13 takimet e fundit në Serie A me Napolin, brenda dhe jashtë fushe. Napoletanet vazhdojnë rekordin e tyre pa humbje në Artemio Franchi, e fundit ka qenë 2-1 ne 2009-ën. Paulo Sousa arriti të shmangë humbjen e tretë radhazi në Serie A, gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë që nga koha kur ai ka marrë drejtimin e “La Viola”.

Napoli përfundoi 2016-ën me 101 gola në 48-të ndeshje në të gjitha garat, ata nuk ja arritën të mernin asnjë penallti në 16-të ndeshjet e para në Serie A të këtij sezoni, por morën 2 në 2 ndeshjet e fundit.

Dries Mertens gjeti rrjetën për herë të tetë në 3 ndeshjet e fundit dhe numeron 11 gola në Serie A për këtë sezon. Lorenzo Insigne ka kontribuar me 5-së gola dhe një asist në 6-të ndeshjet e fundit në kampionat.

Roma ka shënuar fitoren e 12-të radhazi në shtëpi Serin A e këtij viti dhe e mbylli 2016-ën e pamposhtur në Olimpiko me 16-të fitore e 4-ër barazime. “Verdhekuqët” kanë marrë 9-të penallti në favor ketë sezon, me shumë se çdo ekip tjetër. Të 6-të golat e Diego Perottit kanë qenë nga pika e bardhë këtë sezon.

Stephan El Shaarawy shenoi për herë të parë nga goditja e dënimit në Serie A.

Jonathan De Guzman u bë lojtari i parë (përjashto portierët) në Serie A që shënon me bluzen me numër 1.

Chievo ndaloi ecurinë pozitive prej 3 fitoresh dhe një barazimi në të gjitha kompeticionet. “Gomeret Fluturues”,siç njihen ndryshe veronezët, kanë humbur 10-të nga 15-të takimet e fundit në Olimpico duke barazuar 3 e fituar 2.

Interi festoi fitoren e 5-të radhazi në shtepi, ecuria me e mirë kjo që nga 13 Maj 2011. Hera e fundit që “Neroazzurrët” kishin katër fitore radhazi në të gjitha kompeticionet ishte nëntori i 2015-ës.

Mauro Icardi ka shënuar 5-së herë me kokë, më shumë se çdo lojtar tjetër në garë deri më tani. Ever Banega i ka shënuar të dy golat e tij në Serie A kunder ekipeve nga kryeqyteti, Lacio dhe Roma.

Lacio pësoi vetëm humbjen e dytë në 13-të takime, pas asaj në derbin e kryeqytetit.
Shqiponjat kishin marrë një fitore dhe një barazim në “San Siro” që nga ajo humbje 4-1 në Maj 2014-ës.

Andrea Belotti shënoi për të tretën ndeshje radhazi, gjë të cilën ai nuk e kishte arritur deri më tani në Serie A. Torino u kthye te fitorja pas 3 humbjeve radhazi.

Genoa vazhdon traditën e humbjeve në Torino. Fitorja e vetme me Torinon jashtë që pas “Luftës së dytë Botërore” është një fitore “thriller” 2-3 ne 2009-ën, e vetmja mbas 21 humbjeve dhe 10 barazimeve.

Atalanta u kthye te fitorja dhe arriti një rekord prej 32 pikësh në 18-të ndeshje, që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. Franck Kessie u bë lojtari më i ri që ka shënuar 5-së gola në 5-së “top” ligat europiane deri më tani, një ditë pas ditëlindjes së tij të 20-të.

Empoli është ekipi më i ndëshkuar me kartonë në Serie A për 2016-ën, me 103 kartonë në 39-të ndeshje. Ata gjithashtu këtë periudhë kanë shënuar më pak se çdo ekip tjetër, vetëm 27 gola. Toskanët nuk kanë fituar asnjë përballje të Serie A në Bergamo, në 8-të ndeshje kanë arritur 4-ër barazime e 4-ër humbje.

Claud Adjapong është lojtari më i ri që ka shënuar në Serie A këtë sezon ,në moshën 18-të vjeç e 7-të muaj.

Cagliari regjistroi fitoren e parë që nga 27-të Nentori , 2-1 kundër Udinezes, duke i dhënë fund ecurisë me vetëm 1 pikë në 3 takime.

Sassuolo nuk ka arritur t’i mposhte asnjehere “Sardenjanet”, me vetëm 3 barazime të arritura në 6-të përballje, mes kampionatit e kupës.

Udineze u ndal për herë të parë që kur në drejtim erdhi Gigi Del Neri, pas 3 fitoreve radhazi.

Palermo më në fund merr pikën e parë në shtëpi në ndeshjen e 9-të brenda fushe, dhe të fundit për këtë vit.

Pescara nuk ka fituar kurrë në tokën “siçiliane”, duke arritur 9-të barazime dhe 12-të humbje midis Serie A dhe Serie B.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb