Nuk ishte një javë pozitive për legjionarët kuqezi që aktivizohen në Itali, mbase përjashtim bëjnë vetëm dy gardianët, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha.

Rivaliteti ndërmjet tyre këtë herë u s’postua në Serie A, në javën e 33-të, ku Lazio dhe Torino ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

“Shtylla e shpëton, në disa raste arrin të mbajë portën e paprekur, deri në minutën e 56-të”, nota 6 për Strakoshën.

Berisha
Berisha

Me notën 6,5 u vlerësua, Etrit Berisha: “Gjithnjë prezent sa herë thërritet në apel. Përcaktues mbi të gjitha në goditjen më kokë të Milinkovic-Savic”.

Kjo ishte një javë “Jo” për tre shqiptarët që aktivizohen tek Empoli, të tre zbritën në fushë si titullarë:

Empoli
Empoli

“Një mesditë e gjitha për tu harruar për Ismajlin që në sytë e Edy Reja menjëherë shënoi një autogol. Ndeshja e tij nuk përmirësohet shumë pavarësisht disa ndërhyrjeve të mira, nota 5”. Nuk bën më mirë as Nedim Bajrami: “Shihet pak, u zhduk përballë forcës fizike të rivalëve. Shumë pak dalje përpara, nota 5,5”. Nga tre lojtarët e Empolit vlerësimin më të lartë e mori Asllani, nota 6: “Vendos rregull në mesfushën e Empolit, luan gjithnjë me kokën lart, me ide të qarta dhe me pak takime. Në pjesën e parë flirtoi me golin pas një gjuajte të bukur nga distanca, zbehet në pjesën e dytë”.

Manaj
Manaj

Titullar përballë Inter zbriti Rey Manaj por pa mundur të lë gjurmë: “Luftojë shumë, shpesh bëri spondën por nuk arriti të shfrytëzojë ato pak raste që iu krijuan”, nota 6.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb