Qytetarët italianë po mësohen që të njohin të ashutuquajturën “faza 2”, pra periudhën që do t’i hapë rrugë rikthimit të normalitetit pas emergjencës së koronavirusit. Njejtë si qeveria, edhe futbolli po studion kur dhe si të rinisë Serinë A, gjithnjë duke ecur krah masave kombëtare të marra për parandalimin e infektimit.

Tema e rikthimit në stërvitje është ende e hapur, ndërsa mendohet se data 4 maj mund të jetë e duhura për rikthimin e skuadrave të përgatiten, duke qenë se kombinimi mes Pashkës katolike më 25 prill dhe Ditës së Punëtorëve më 1 maj, detyron qeverinë që të mos heqë drynin e karantinës.

Pas thuajse dy muajsh të ndalur, ku ndeshja e fundit e luajtur ka qenë Juventus-Inter më 8 mars, lojtarëve do t’u nevojiten të paktën tre javë për të gjetur formën përpara ndeshjes së parë, që referuar “Gazzetta Dello Sport”, do të jetë 24 maji.

Por mund të lihet dhe një farë kohë sigurie, shtatë ditë më pas, më 31 maj, për të cilat klubet duken më të favorshëm për të dalë në fushën e lojës, ndërsa opsioni i tretë është 7 qershori.

Sidoqoftë, për të luajtur 13 ndeshjet dhe për të kompletuar Serinë A do të duhen të patën gjashtë javë e gjysmë nëse luhet çdo tre ditë. Ndaj duket e sigurt se për të përfunduar këtë kampionat, futbolli italian do të zhvillohet të paktën deri në mes të korrikut, kuptohet me dyer të mbyllura.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb