Sërish shifra të larta vijnë nga Italia, ku numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID, në këto 24 orë ka shkuar në 604. Mësohet se deri më tani ka shkuar në 17.127 numri i viktimave në total.

Mediat italiane bëjnë me dije se brenda 24 orëve janë regjistruar 3.039 raste të reja. Aktualisht ka shkuar në 135,586 numri në total i të prekurve me COVID-19.

Kujtojmë se Italia është ndër vendet më të goditura nga virusi vdekjeprurës, dhe pas saj vjen Spanja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: