Një tjetër hetim ka përfshirë ish-presidentin e FIFA-s, Sep Blaterin. Ai është akuzuar në Zvicër për një hua prej një milionë dollarësh që FIFA i ka dhënë në vitin 2010 Federatës së Trinidad dhe Tobagos. 84-vjeçari Blater, i përzënë nga presidenca pas skandaleve financiare, tashmë rrezikon të gjykohet në vendin e tij.

Sipas akuzave, huaja e dhënë nga njëra prej llogarive të FIFA-s daton 13 prillin e vitit 2010 dhe nuk ishte i lidhur me asnjë projekt. Ai doli nga hetimet federale të helvete dhe amerikane që e lidhin FIFA-n me pagesa të parregullata në drejtim të Xhek Uorner, ishzv/presidenti i Trinidadit, që tani po lufton kundër ekstradimit në SHBA. Ai i ka përdorur këto para për zgjedhjet në Trinidad dhe Tobago, ku më pas u bë ministër i Punëve Publike dhe Transporteve. Mes të hetuarve janë dhe dy ish-funksionarë të lartë të FIFA-s, Zherom Valke, ish-sekretari i përgjithshëm, dhe Markus Katner, ish-drejtori financiar.

Blater, në krye të FIFA-s për 17 vite, u dorëhoq në qershorin e vitit 2015. Në dhjetor të po atij viti u pezullua për 8 vite pasi u gjykua fajtor për korrupsion. Uorner është akuzuar se ka marrë një zarf prej 10 milionë dollarësh për t’i çuar Botërorin në Afrikën e Jugut si dhe 5 milionë dollarë për të mbështetur kandidaturën e Rusisë në vitin 2018.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb