Një vullnetar 60 vjeçar është vrarë nga demi i tërbuar që po hynte në fushë. Tragjedia e rëndë ka ndodhur të dielën pasdite përpara 2000 spektatorëve në Fiestas del Toro të Benavente, në provincën spanjolle të Zamora.

Detyra e burri ishte të hapte derën e hekurit që të hynte kafsha në arenë.

Këtë herë demi është kthyer mbrapsht dhe është sulur drejt burrit, duke e goditur me brirë në fyt.
Toreadori u dërgua me urgjencë në spital, por ishte e pamundur t’i shpëtohej jeta. Benavente ka shpallur dy ditë zie për vdekjen e 60-vjecarit.

(da.xha/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: