Sevilla lajmëroi dje të gjithë tifozët se kishte arritur marrëveshje në parim me mesfushorin Isco. Sot, klubi ka bërë të ditur se futbollisti ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe mund të quhet tashmë zyrtarisht një lojtar i ekipit nga Sevilla. Trajneri i këtyre të fundit, Lopetegui ka tanimë në dispozicion një nga më të mirët në pozicionin e tij.

Isco ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare. 30 vjeçari vjen në këtë grup pas një eksperience të gjatë me Real Madridin. “isco_alarcon
tani ka nënshkruar zyrtarisht për klubin!” – Shkruan Sevilla.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: