I mirënjohuri Ledio Pano, komentoi sezonin e dështuar të Partizanit në intervistën e dhënë për Sport News në News 24.
Në fund, për të mbyllur këtë diskutim. Nuk mund të lë pa marrë një koment në lidhje me Partizanin. Mbyllën një sezon të dështuar, tani janë në kërkim të një trajneri. Si e sheh të ardhmen e “demave” dhe e ke një këshillë në distancë për drejtuesit?
Legjendë është mbiemri (Qesh). Është një nga vitet që do doja ta harroja, jo vetëm për faktin që nuk kapëm europën, por sepse gjërat shkuan shumë keq. Unë do doja që ndryshimet të jenë rrënjësore dhe të rikthehemi në shinat e duhura.
