Premier League do të kthehet në fushë për të mbyllur sezonin. Kjo është pak por e sigurt. Gjithsesi pas takimit të fundit mes Ligës dhe qeverisë angleze ku u vendosën piketat e misionin “Restart”, ende mbeten disa detaje të rëndësishme për t’u “limuar”. Gjithçka do të vendoset të premten, kur është në progam takimi i radhës mes përfaqësuesëve të futbollit anglez, autoriteteve sanitare dhe atyre qeveritare.

1216565720.jpg.0
1216565720.jpg.0

Në pritje të zyrtarizimit, kusht për rinisjen e sezonit janë ndeshjet pa tifozë dhe në stadiume larg zonave urbane. Por sipas mediave britanike, sfidat mund të luhen mijëra kilometra larg. Më saktë në Australi. Kësaj teze i ka dhënë zë “The Sun”. Siç raporton ky tabloid, ideja po merr formë dhe se është pritur mirë nga klubet. Meqënëse 92 ndeshjet e mbetura të Premier League do të luhen në verë, skuadrat angleze janë mësuar me turnetë para-sezonalë. Ndërkohë, shumë ekipe të Premier League janë kthyer në komplekset stërvitorë pas gati dy muajsh pushim, teksa për momentin janë të lejueshme vetëm seancat individuale.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb