Tirana doli e pamposhtur nga derbi, por sfida përballë Partizanit, ashtu siç Shehi e priste, nuk vendosi fatet e titullit, por la gjithçka të hapur. Tekniku bardheblu nuk preferon të kthehej kokën pas, nuk dëshiron të flas për derbin, pasi koha nuk premton, në dhjetë ditët e ardhshme vendoset fati i të gjithë sezonit:

Laçi
Është përballja e rradhës, e vështirë kanë mbetur edhe 3 javë dhe do të jetë një kalendar i ngjeshur. Laçi është e para nga këto, një skuadër gjithmonë konkuruese që ka një trajner me shumë eksperiencë.

Ish-lojtarët e Laçit e bëjnë Tiranën favorite?
Një nga ato lojtarë, Lushkja, fatkeqsisht deri në fund të sezonit nuk do të jetë i gatshëm pasi u dëmtua në ndeshjen me Partizanin. Lojtarët shqiptare që kanë disa vite këtu edhe lëvizin nga një skuadër në tjetër dhe nuk mendoj që ka sfidë pa ish-ë brenda. Secili përqëndrohet te skuadra ku është për të bërë më të mirën duke mos menduar për të shkuarën apo të ardhmen.

Veç Lushkjes, si është organika?
Mungon Lushkja dhe Gjumsi për arsye kartonash. Rikthehet Hila dhe Hasani. Përveç mungesave që dihen që nuk do të jenë më këtë sezon, kjo është organika e skuadrës.

Pas derbit, cila ishte fjala që u thatë lojtarëve?
Nuk hyra në dhomat e zhveshjes me skuadrën por kam qenë me stafin. Nuk kishte fjalim, ishte një ndeshje që doli barazim. Kur janë ndeshjet afër, kthehemi menjëherë në stërvitje pasi është ndeshja tjetër. Fokusi është te ndeshja e nesërme dhe nuk kemi kohë të mendojmë për të kaluarën.

Kalendari…
Është i vështirë për të gjithë. Çdo skuadër ka objektivat e veta. Pra të gjithë janë në lojë, nuk besoj se ka të favorizuar në kalendar. Ne do të fokusohemi vetëm te ndeshja e rradhës.

Presioni në dhomat e zhveshjes.
Nuk mendoj që duhet të biem pre e presionit dhe nuk mendoj që ndikon. Tek mua jo e jo sepse eksperienca dhe karriera e luajtur, ka patur shumë momente dhe të ndihmojnë për të patur një mesatare të duhur të dozës emocionale. Kur nuk vihem unë në presion edhe skuadra nuk ka pse të futet në presion.

Kemi ardhur këtu me meritë të plotë, me sakrifica të mëdha dhe për këto 10 ditë marrim frytet e gjithë vitit. Na duhet përqëndrim, pushim sepse ndeshjet janë afër dhe lodhja bën të vetën. Kontigjentin nuk e kemi shumë të madh për të bërë rotacione dhe kur vjen lodhja humbet edhe përqëndrimi. Duhet të futemi në fushë me përqëndrim maksimal për të marrë maksimumin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: