Nesër në ‘Olimpico’ do të luhet ndeshja e vlefshme për javën e 36 të “Seria A” mes Lacios dhe Atalantës. Një sfidë domethënëse për portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili kthehet në këtë stadium për të luajtur kundër ish-skuadrës.

Në një intervistë për ‘Gazzeta dello Sport’ Berisha ka folur për këtë detaj, por edhe për rivalitetin me Strakoshën në Kombëtare.

“Lacio ishte një përvojë thelbësore për mua. Mirë viti i parë me trajnerin Reja, por në vitin e dytë dhe të tretë nuk po gjeja më hapësirë. Një portieri i duhet të luajë në vazhdimësi që të rritet. Të dielën nuk do të jetë një ndeshje e mërzitshme. Ndeshja e parë mes nesh u mbyll 3-3, me golat e Milinkoviç-Saviç, që nuk munda t’i evitoj.

Frikë se Strakosha më merr vendin në Kombëtare? Për momentin jo. Tomas po paraqitet shumë mirë, është e ardhmja e Shqipërisë. Kemi një raport të shkëlqyer dhe ai është si vëllai i vogël për mua.

Sulmuesi, të cilit i druhem më shumë, Imobile, nuk luan këtë radhë. Ai është një qendërsulmues i kompletuar dhe shumë i fortë. Modeli im është Van der Sar, pasi ngjaj me të në aspektin fizik.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb