Trajneri i Dortmund, Edin Terzic u shfaq optimist në prag të ndeshjes së Champions League ndaj PSV.

“Është e rëndësishme të përfitojmë nga mundësia e nesërme dhe ne bëjmë gjithçka që mundemi për t’u kualifikuar në çerekfinale. Mats Hummels mund të fillojë nesër nga minuta e parë.

Arrijmë në këtë takim me ndjesi mjaft të mira. Do të kalojmë një mbrëmje të mrekullueshme me fansat tanë, të cilët me siguri do të na mbështesin.

PSV? Ata po bëjnë një sezon të jashtëzakonshëm. Ata kanë një ekip të madh dhe kanë besim. Janë një kundërshtar që nuk do t’i lehtësojnë gjërat për ne. Por ata janë gjithashtu të vetëdijshëm se nuk do të jetë një detyrë e lehtë për ta” – Tha tekniku. Ndeshja e parë ka përfunduar 1-1!

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: