Trajneri i Romës, Mourinho ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së Europa Leagur me Sociedadin.

“Sociedadi është një skuadër me shumë kualitet. Nuk mund të themi që kemi qenë me fat nga shorti. I shohim me shumë repsekt, njësoj si ata na shohin neve.

Të jem i sinqertë është e vështirë t’i gjesh atyre pika të dobëta. Alguacil është një trajner i mirë. Nuk është e lehtë t’u bësh gol, kanë lojtarë teknikisht të mirë. Të jesh i katërti në LaLiga, pas tre gjigantëve spanjollë tregon shumë.

ABRAHAM- “Ka vetëm një Abraham që më intereson, ai lojtari që luan për skuadrën. Në ndeshjen e fundit ishte në stol dhe është nisur për të festuar golin e Mancinit bashkë me tifozët, si të ishte ai që festoi. Ky është Abrahami që ne kemi nevojë. E kuptoj që ai mund të bëjë më shumë gola dhe të arrijë në nivelet e sezonit të kaluar, por na intereson më shumë kontributi i tij për skuadrën.”

DYBALA- “Merita që është kaq mirë është e gjitha për të, për shokët e skuadrës dhe për stafin. Ka gjetur një grup me empati të madhe dhe ndjen dashurinë e tifozëve. Unë e ndihmoj vetëm nga pikëpamja fizike. Ndihet i rëndësishëm sepse është i rëndësishëm për ne. Nuk është një Paulo i rilindur, por i rinovuar nga motivimi. E meriton të gjithë këtë dashuri që po i dhurohet” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb