Trajneri i Romës, De Rossi doli në konferencë para gjysmëfinales së parë të Europa League ndaj Leverkusen.

“Ata kanë lojtarë shumë interesantë, e vlerësoj shumë trajnerin e tyre. Është diçka për t’u respektuar që janë të pamposhtur këtë vit, edhe pse kanë qenë shpesh në disavantazh. Është një skuadër që ka fituar agresivitet dhe vetëbesim. Ai ekip lufton deri në minutat e fundit. Edhe ne kemi lojtarë që luftojnë deri në fund, përndryshe nuk do të kishim fituar në atë mënyrë me Udinesen. Djemtë do të gjejnë një Bayer shumë ndryshe nga ai që Roma mposhti vitin e kaluar…Është një skuadër krejt ndryshe nga ajo e gjysmëfinales së kaluar, shpresoj që kujtimi i saj t’i përndjekë, por ata janë shumë më të fortë se sa një vit më parë“.

Rreshtimi- Ndonjëherë ju gazetarët ndaleni pak si shumë të mbrojtja me 3 apo me 4, por besoj se mbrojtja nëse bëhet mirë, bëhet me protagonistë që dinë të jenë edhe mbrojtës por edhe sulmues të parë. Nuk them që do të luaj me mbrojtjen me 3, por të shohim… “- Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb