Trajneri i Bayern Munchen, Tomas Tuchel doli në konferencë për ndeshjen e parë  gjysmëfinale të Champions League ndaj Real Madrid.

“Kjo ndeshje është si finale,qëllimi ynë është të arrijmë në ‘Wembley’. Vijmë nga triumfi ndaj Arsenalit dhe kjo na jep shumë besim. Dhe të luash kundër Real Madridit është një hap shumë i rëndësishëm. Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e së martës”.

“Nuk e di pse, por ndiej se Gnabry do të shënojë një gol të sigurt”.

Ancelotti- “Carlo është një legjendë. Ne do të përgatitemi mirë, edhe pse me një ditë më pak se kundërshtari në dispozicion. Të gjithë jemi të emocionuar për ta përballuar si duhet këtë ndeshje. Carlo demonstron qetësi dhe përvojë. Është e rëndësishme të fokusohemi te vetja. Duhet të kemi disiplinë për të gjetur zgjidhje. Ne kemi përvojë në Champions, si unë, ashtu edhe lojtarët”.

Bellingham: “Rritja e tij është e pabesueshme. Kur luan për një klub kaq të madh, do të thotë se ka arritur majat. Ai e menaxhon mirë situatën, edhe nëse pritshmëritë janë të mëdha. Ne duhet të gjejmë zgjidhje për ta bllokuar”.

Real Madrid: “Ne duhet të kemi taktika, por edhe liri. Nuk mund të mendojmë vetëm për taktikat. Lojtarët janë interpretuesit e manovrës, kanë nevojë për një liri të caktuar. Detajet e vogla do ta vendosin këtë ndeshje. Ndoshta duhet edhe pak fat, shpresojmë të na ndihmojë, por nuk mund të varemi vetëm nga kjo gjë”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb