Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi se nuk gjen arsye se pse nuk bien dakord PD dhe LSI që pjesë e procesit zgjedhor të 25 prillit të jenë dhe emigrantët shqiptarë.

Socialisti Balla tha se kjo është një pikë turpi për PD dhe LSI, ndërsa i bëri thirrje KQZ-së që të zbatojë kushtetutën.

“Po ça parash po vidhen o derëzi?! Ky është shpërblim që jepet për fundvit për pensionistët. Ky është shembulli më i keq i politikës që ja fut kot tërë ditës. Gjej rastin që të rinënvizoj disa prej çështjeve që nënvizoi ministrja Denaj. Shqiptarët e dinë se 2020 ishte vit i vështirë. Gjatë atij viti kemi arritur që të bëjmë punë publike dhe mos t’i lëmë vetëm shqiptarët. Jam krenar që qeveria ime ka arritur që t’i gjendet shqiptarëve. A duhet të jem krenar që kjo qeveri iu gjet pranë atyre që rrezikonin pagën minimale në një krize si kjo që po kalojmë?! Më të keqen e kemi lënë pas. Jemi të sigurt se procesi i vaksinimit po ecën, Shqipëria po buzëqesh. Të dhënat e muajt të parë të vitit që dalin në vitin e parë të shkurtit, tregojnë se ekonomia po e rimerr veten. Kishim 3.5 mln turistë më pak gjatë 2020. E dimë se e ardhura më e madhe vjen nga turizmi. 280 mld lekë për rindërtimit i japim nga buxheti i shtetit. Procesi i rindërtimit po ecën në mënyrë të shkëlqyer. Nëse na mungojnë sytë, mjafton që të dëgjojmë. Ftoj deputetët e pozitës këtu, se ata jashtë s’kanë ndërmend të ftillohen, duan dhe nja 4 vite. Ju këtu mund të shkoni në Laç, Krujë në Durrës, Manzë. Zemra e Laçit do të jetë një qytet i ri. Meqë një pjesë e madhe këtu që e ndjejnë veten tek populli, dua të nënvizojë një element të rëndësishëm, bujqësinë. PS i ka qëndruar fshatit afër. E kemi hequr akcizën dhe në buxhetin e shtetit kemi vënë 9.5 mld lekë. I bëj thirrje çdo shqiptari që merret me bujqësi dhe ka kontratë qiraje, të paraqitet në zyrat e Bujqësisë, të aplikojë. Duhet një nipt që është zero lekë dhe të aplodojë në sistem. Duhet të bëjmë planifikim për mbjellje, pasi për Lulin nuk ka mbjellje. Kjo është diçka që në diferencon, kemi qenë dhe kemi parashikuar që të investojmë atje ku duhet. A ka banesa që janë përmbytur dhe sot?! Padyshim që ka. Nëse ti merr përsipër të ndërtosh pranë lumit, ‘pronari’ lumë është i detyruar të marrë investimin e vetë. Ne kemi bërë gjënë e duhur për pandeminë, kemi investuar për spitalet. Gjej rastin që të falënderoj mjekët dhe infermierët. Është viti ku paga e mjekëve është rritur me 40%. Dua të ri nënvizoj dhe diçka, vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Është detyrim i KQZ që të zbatojë kushtetutën, për dhënien të së drejtës së qytetarëve që jetojnë jashtë. Vota me postë edhe në SHBA funksionoi. Edhe në Kosovë në 14 shkurt funksionin më së miri. S’gjej arsye se pse ju demokratët e paepur bashkë me Xhelal Mziun nuk pranoni që vota jashtë territorit të mundësohet. Është pikë turpi për PD që të vazhdojë bashkë me patericën e vetë, (LSI) ta kundërshtojë. I bën nder zgjedhjeve në Shqipëri. Ju uroj suksese partive të reja të krijuara së fundi, në larminë e spektrit të djathtë në Republikën e Shqipërisë. Faleminderit!”, tha Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb