Xavi kërkonte kualifikim përballë Shakhtar, por ukrainasit i rezervuan një surprizë të hidhur duke i shkaktuar një humbje të papritur. Blugranat kishin kontrollin e topin, 64%, por thuajse në asnjë moment nuk u shfaqën të rrezikshëm, tredhëmbëshi ofensiv Torres-Lewandowski-Raphinha nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë, nuk ishin të qartë në zonë. Shakhtar nuk vodhi asgjë, bënë lojën e tyre me kundërsulme, ku pasi bezdisen Ter Stegen në disa momente, në minutën e 40-të, me një kundërsulm perfekt kaluan në avantazh. Barça nuk ndezi as në pjesën e dytë, duke bërë që trajneri Xavi të ndërhynte në formacion me katër zëvendësime të menjëhershme.

Barcelona
Barcelona

Goditjen e parë në kuadrat në pjesën e dytë, Barcelona e bëri në minutën e 70-të. Thuajse në asnjë moment të besuarit e Xavit nuk arritën të riktheheshin në lojë, madje Shakhtar kishte shansin të dyfishonte shifrat. Në fund, Barça del duar bosh nga Hamburgu, duke lënë gjithçka të hapur për çështjen e kualifikimit, më saktë diskutimin për vendin e parë pasi Porto e ndjek me nëntë pikë:

Xavi
Xavi

“Jemi në një moment jo të mirë. Kemi probleme si në momentin kur kemi zotërimin e topit edhe në momentin kur nuk e kemi në zotërim. Është një nga ndeshjet më të shëmtuara që mbaj mend vitet e fundit. Jemi në një moment të keq. Duhet ta pranojmë. Është turp, por duhet të vazhdojmë përpara, theksoi Xavi pas ndeshjes. Rrëmben vendin e dytë në Grupin H, Porto. Portugezët mposhtën Antwrep me rezultatin e pastër 2-0, një gol për çdo pjesë mjaftoi për të mbyllur llogaritë me ekipin e Mujës. Sulmuesi kuqezi nuk e nisi sfidën si titullar, u hodh në fushë në minutën e 68-të, por pa mundur të lë gjurmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb