Në fillim Tirana për kreun, pastaj Partizani për kreun, dhe tani Bylisi po për kreun! Të treja skuadrat që donin të blindonin vendin e parë kanë dështuar përballë Flamurtarit të vendit të fundit dhe të 1001 e halleve, të cilit po i largohen ditë pas dite dhe lojtarët, pasi që kur ka nisur sezoni nuk kanë parë asnjë kacidhe me sy.

Por kjo nuk i ka ndalur kuqezinjtë që të japin më të mirën e tyre pavarësisht vështirësive dhe sot përballë Bylisit kanë dhuruar një tjetër paraqitje pozitive duke marrë një barazim 2-2.

Xhevahir Sukaj do të shënojë golin e parë të takimit në minutën e 17-të, por një dygolësh i Guindos në minutën e 44-ët dhe 59-të duket se e kthen ndeshjen përfundimisht në favorin e mallkastriotëve. Por kjo deri në minutën e 87-të, kur Nebihu tregohet i saktë në zonë duke mposhtur Hidin.

Mbyllet 2-2, nga një pikë për çdo skuadër me Bylisin që kap Kukësin në vendin e tretë në kutë të 24 pikëve, por me verilindoët që duhet të luajnë sfidën e tyre me Teutën, ndërsa Flamurtari ngjitet në 6 pikë, dy më pak sesa Luftëtari i parafundit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb