Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres,  ka reaguar në lidhje me luftën në Ukrainë. Ndonëse së fundmi Ukraina ka mundur të çlirojë disa zona të pushtuara, duket se ende nuk është koha për t’u gëzuar kanë bërë me dije autoritetet e huaja.

Guterres është shprehur se paqja është ende larg në Ukrainë dhe se nuk mund të gënjente duke thënë se ajo mund të arrihet së shpejti.

“Kam ndjenjën se jemi ende shumë larg paqes në Ukrainë, do të gënjeja nëse do të thoja se mund të ndodhë së shpejti”, kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duke përsëritur se shanset për një marrëveshje “tani janë minimale”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: