“Triumfi” i Zvicrës nuk mund të mos kalonte pa polemika. Triumf, për vetë faktin se barazimi me Brazilin është konsideruar i tillë nga helvetët, duke qenë se përballë ka qenë një nga pretendentet kryesore të këtij edicioni për sukses. Mirëpo, goli i barazimit solli diskutimet për ndërhyrjen ndaj Mirandës brenda zonës.

Mbrojtësi Brazilian pësoi një shtyrje nga pas prej sulmuesit helvet dhe për këtë, mendimet e moviolës janë të ndara në dysh. Sigurisht, që në anën e zviceranëve, mendimi është kategorik:

Nuk ishte faull. I këtij mendimi ka qenë edhe Xherdan Shaqiri. I pyetur nga gazetarët brazilianë në zonën miks, ai është përgjigjur prerazi. “Nuk ishte faull. Në zona të ngushta, situata të tilla janë normale dhe në futboll janë të pranishme duele të tilla. Sipas meje, ishte gol i rregullt”, ka deklaruar Shaqiri për gazetarët brazilianë në zonën miks.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/shaqiri-i-bindur-goli-ishe-i-rregullt-ne-futboll-jane-te-pranishme-duele-te-tilla/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb