Një nga veçoritë kryesore të Shazam-it është aftësia për të identifikuar këngët vetëm duke mbajtur telefonin afër tek pajisja që buron muzikën. Tani kompania britanike ka vendosur të zgjerojë veçoritë dhe shërbimet që ajo ofron. Me aplikacionin Shazam ju do të identifikoni edhe titujt e filmave. Kompania prezantoi aplikacionin e ri Shazam Visual, i cili lejon përdoruesit të skanojnë imazhet për të parë informacione shtesë rreth një filmi, një produkti ose një videoje.

Përdoruesit do të kenë mundësi të shtypin ikonën e kamerës brenda aplikacionit dhe mund ta përdorin atë për të skanuar fotot që përmbajnë logon e Shazam-it. Për të përdorur këtë veçori të re, përdoruesit duhet të shkarkojnë dhe instalojnë versionin më të ri të Shazam-it për pajisjet iOS dhe Android.

Ky version i ri i Shazam-it mund të përdoret për të marrë informacione shtesë rreth një produkti apo shërbimi. Për shembull, duke skanuar posterin e një filmi, ju mund të shihni trailerin e atij filmi. Edhe gazetat dhe revistat do të ofrojnë veçorinë e re të Shazam-it për të shfaqur përmbajtje të tjera për lexuesit, si një version më i gjerë i një lajmi në internet. Fotoja duhet të jetë 10 cm deri në 18 cm larg nga telefonit, në mënyrë që dallohet nga aplikacioni. Para se të lëshohej për përdorim ky shërbim, Shazam ka firmosur disa marrëveshje me shtëpi botuese dhe kompani që prodhojnë filma.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: