Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se në kuadër të planit të rinovimit të infrastrukturës, 16 miliardë dollarë do të shpenzohen për të mbyllur puset e vjetra të naftës dhe gazit në vend dhe për të pastruar minierat e papërdorura.

Në fjalimin e tij dje në Pittsburgh të shtetit Pennsylvania, Biden njoftoi planin e infrastrukturës prej 2.3 trilionë dollarë. Ai tha se plani në fjalë është “investimi më i madh i biznesit amerikan” që nga Lufta e Dytë Botërore.

Biden theksoi se brenda kornizës së planit të infrastrukturës planifikojnë të shpenzojnë 16 miliardë dollarë për pastrimin e minierave të papërdorura dhe mbylljen e puseve të vjetra të gazit dhe naftës.

Përpjekjet e qeverisë për bonifikimin e minierave që shkaktojnë ndotjen e ajrit dhe tokës shihen si një mundësi për të luftuar ngrohjen globale. Përveç kësaj pritet që shumë qytetarëve t’u sigurohen mundësi të reja të punës në puset dhe minierat ku do të bonifikohen.

Plani i infrastrukturës së presidentit Biden, me një vlerë totale prej 2.3 trilionë dollarësh, do t’i paraqitet Kongresit për miratim.

Instituti Amerikan i Naftës tha se ka mirëpritur planin e rinovimit të infrastrukturës së Bidenit dhe do të mbështeten përpjekjet për të ulur emetimin e gazit metan, një nga faktorët e rëndësishëm që shkakton ngrohjen globale.

Në deklaratën nga Shoqata Kombëtare e Minierave, thuhet se mbështeten punimet e bonifikimit të minave brenda kornizës së planit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb