Afërsisht 14 miliardë dollarë është shuma totale e shpenzuar nga kandidatët amerikanë për zgjedhjet presidenciale dhe legjislative 2020.

Ky rekord historik tregon se amerikanët janë të gatshëm të vënë “baste” gjithnjë e më të mëdha në betejat elektorale kryesore, të nxitur nga një refuzim thelbësor i kampit kundërshtar.

“Katërmbëdhjetë miliardë janë pothuajse dyfishi i shumave të paguara në zgjedhjet 2016 dhe më shumë se trefishi i atyre të vitit 2000”, sipas Qendrës për Politikë të Përgjegjshme, një institut i pavarur për analizimin e shpenzimeve elektorale.

Megjithëse shpenzimet mund të kalojnë nga rekordi në rekord, kandidatët, të cilët kanë mundësi të luajnë me miliona për të ardhmen e tyre politike, nuk janë të sigurt nëse do të zgjidhen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb