Një 47-vjeçare është arrestuar në Dakotën e Veriut të SHBA-së për vrasjen me helmim të partnerit të saj 51-vjeçar, pak orë pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë.

Ina Thea Kenoyer, siç quhet 47-vjeçarja, u arrestua më 30 tetor me akuzën e vrasjes ndaj Edward Riley Jr.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga New York Post, Riley u sëmur menjëherë pas një takimi me avokatin e tij më 3 shtator për të vazhduar me një çështje trashëgimie prej 30 milionë dollarësh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas të njëjtit burim, Kenoyer bëri thirrje për ndihmë të nesërmen me personelin e urgjencës që e gjetën 51-vjeçarin pa ndjenja. Riley u dërgua në një spital ku vdiq të nesërmen, më 5 shtator.

Mjekët teksa bënë autopsinë zbuluan te kufoma helmimin që i shkaktoi vdekjen. “Rasti është jashtëzakonisht i ngarkuar”, tha një zëdhënës i policisë, i cili falënderoi të gjithë ata që dhanë informacione për të “mbyllur” rastin. Arrestohet gruaja pasi dyshohet se ka vrarë të dashurin me helm. Pas arrestimit të saj, Kenoyer po mbahet në burg derisa të sillet në gjykatë ndërsa hetimi është në vazhdim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb