SHBA- Policia ka nisur kontrollet pas kërcënimeve për bombë në dy avionë që kryen ulje në aeroportin ‘Hartsfield-Jackson’ në Atlanta.

Zëdhënësi i Aeroportit, Reese McCranie tha se kanë marrë njoftime për bombë në një avion të kompanisë ‘Delta Airlines’ dhe në një të kompanisë ‘Southwest Airlines’.

Zëdhënësi u shpreh se dy avionët mbërritën nga Portland dhe Milwaukee, ndërsa kryen ulje normale. Ndërkohë, pas uljes së avionëve forcat anti-eksploziv kanë zhvendosur pasagjerët dhe kanë nisur kërkimet për bombë.

Mësohet se pas marrjes së njoftimeve për bombë, dy avionët janë shoqëruar nga avionë luftarakë të SHBA-së.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: