SHBA SHBA dhe Kuba do të njoftojnë të mërkurën hapjen e ambasadave në kryeqytetet respektive. Ky konsiderohet një hap i madh mes dy vendeve, duke shënuar dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes tyre ka deklaruar një zyrtar i lartë amerikan. SHBA dhe Kuba i kanë ndërprerë marrëdhëniet mes tyre që në vitin 1961.

Marrëdhëniet ishin ngrirë që në fillim të viteve 1960, kur SHBA-të vendosën një embargo tregtare ndaj Kubës.

Prishja e marrëdhënieve SHBA – Kubë ndodhi në përgjigje të revolucionit në vitin 1961 në vendin ishullor, i cili solli qeverinë komuniste të Fidel Kastros në pushtet.

SHBA dhe Kuba ranë dakord për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre në fund të vitit 2014.
SHBA filloi lehtësimin e kufizimeve të mëparshme ndaj Kubës duke shkrirë kështu ‘akullin’ gjysmë shekullor që mbante të paralizuar marrëdhëniet mes tyre.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: