Përfaqësuesit e SHBA-së dhe të talebanëve nënshkruan marrëveshjen me të cilën fillon procesi i paqes në Afganistan.

Marrëveshja e emëruar si “Marrëveshja për të sjellë paqen në Afganistan” u nënshkrua me një ceremoni të zhvilluar në kryeqytetin e Katarit, Doha, i cili është dhe vendi pritës i bisedimeve prej afro dy vitesh mes SHBA-së dhe talebanëve.

Marrëveshja në emër të SHBA-së u nënshkrua nga përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ndërsa në emër të talebanëve nga kryetari i Zyrës Politike, Mullah Abdul Ghani Baradar.

Sipas marrëveshjes e cila do t’i japë fund luftës që vazhdon prej 19 vitesh në Afganistan, SHBA brenda 135 ditëve do të ulë nga 8.000 në 1.600 numrin e ushtarëve të saj në Afganistan. Në rast se talebanët i përmbahen marrëveshjes, SHBA-të dhe aleatët e saj do të tërheqin plotësisht ushtarët e tyre në vend brenda 14 muajve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb