SHBA

Një rast i rrallë me koronavirus raportohet të ketë ndodhur në Karolinën e Veriut, SHBA. Një grua është infektuar me COVID-19 edhe pse ka qëndruar e mbyllur në shtëi 3 javë, që pas nxjerrjes së rregullave të izolimit nga autoritetet vendase.

Rachel Brummert nga Charlotte deklaron se ndoshta ka marrë virusin nga qesja e ushqimeve që kishte porositur nga marketi shkruan The Sun.

Ajo ka treguar se ka qenë e kujdesshme kur ka marr postën, duke veshur doreza, edhe kur i kanë sjellë pazarin në shtëpi ka treguar se asgjë nuk ka prekur me dorë dhe sërish u infektua.

“Jam absolutisht e tmerruar. Nuk kam qenë ndonjëherë më sëmurë se tani dhe kam shumë frikë. Nuk e di si jam infektuar sepse unë kur kam marr pazarin e porositur nga marketi kam qenë me doreza”- ka thënë Rachel.

Tashmë Rachel ka shfaqur të gjitha simptomat si kollë, ethe, dhimbje koke,probleme me frymëmarrjen dhe është izoluar. Së bashku me të është izoluar edhe një nga pjesëtarët e tjerë të familjes së saj që të mos e përhapë virusin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: