Për herë të parë, familjet e formuara nga çifte të të njëjtit seks në SHBA kalojnë shifrën e një milion.

Kjo u zbulua nga të dhënat e Byrosë së Regjistrimit, sipas të cilave numri i familjeve të të njëjtit seks ka arritur në 1.2 milionë (60% e tyre janë të martuara), me një rritje prej 120% nga viti 2008 në 2021.

Distrikti i Columbias kishte përqindjen më të lartë të familjeve të formuara nga çifte të të njëjtit seks nga çdo shtet, me 2.5%, pasuar nga Hawaii me 1.4%, Oregon dhe Delaware me 1.3%, ndërsa Dakota e Jugut ka përqindjen më të ulët me 0.4%. “Më bën shumë përshtypje se sa e përhapur është shpërndarja e tyre në çdo shtet, jo vetëm nëpër brigjet, por në të gjithë Amerikën,” tha Dowell Myers, një specialist në rritjen urbane dhe ndryshimet sociale në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb