SHBA– Traktati i parë ndërkombëtar për tregtinë e armëve, negociuar në vitin 2013 nën drejtimin e OKB-së, hyn nesër në fuqi dhe u përshëndet nga mbështetësit e të drejtave të njeriut.
Ky traktat duhet të ishte ratifikuar minimalisht nga 50 shtete, para se të hynte në fuqi 90 ditë pas ratifikimit nga 50 vende.
Për momentin, 130 vende e kanë nënshkruar dhe 60 e kanë ratifikuar.
Izraeli ka qenë shteti i fundit që ka depozituar intrumentet e ratifikimit të traktatit në OKB, në Nju Jork.
Traktati, i miratuar më 2 prill 2013 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, parashikon përmirësimin e tregtisë ndërkombëtare të armëve konvecionale, një treg me më shumë se 85 miliardë dollarë në vit.
Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra’ad al-Hussein përshëndeti sot një etapë vendimtare për ndalimin e armëve dhe municioneve që përdoren për të kryer krime.
Për ”Amnesty International”, bëhet fjalë për një hap historik që për herë të parë përfshin dimensionin e të drejtave të njeriut në një treg ku sekreti është shpesh rregulli.
(ma.ar/afp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: