Autoriteti Palestinez do të rishqyrtojë marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në pasi Uashingtoni vuri veton ndaj një mocioni për ta bërë Palestinën një anëtare me të drejta të plota të OKB-së.

Presidenti Mahmoud Abbas u shpreh se vetoja e djeshme e SHBA-së në thelb mohoi njohjen e Palestinës si shtet në sytë e OKB-së.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit e kishte përshkruar mocionin si “të parakohshëm”.

“Konkretisht, ka pyetje të pazgjidhura nëse aplikanti mund të plotësojë kriteret për t’u konsideruar si shtet”, shtoi zyrtari i DASH.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb