SHBA

Trupi i një burri të zhdukur 22 vjet më parë në Florida është gjetur brenda një makine të zhytur, fale Google Earth.
William Moldt ishte konsideruar i zhdukur që prej 7 nëntorit të 1997, dita e fundit në të cilën u pa në Lantana, Florida.

Sipas informacioneve të mbledhura, Moldt nuk ishte kthyer në shtëpi pas një mbrëmjeje të kaluar në një lokal nate. Hetimet e policisë, të hapura menjëherë pas ngjarjes, nuk kishin dhënë asnjë rezultat për gjithë këto vite.

Sipas asaj që raporton Bbc, në 28 gusht të këtij viti policia është lajmëruar për të verifikuar një makinë të zhytur në një pellg në Moon Bay Circle, Wellington.

Kur mjeti është nxjerrë nga uji, agjentët e policisë kishin gjetur eshtrat e një burri. Një javë më pas trupi u identifikua dhe sipas ekspertizës i përket Moldt.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb